Gjatë njëzet e katër orëve të fundit në Kliniken e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej 73 fëmijë, shkruan Abresh.info.
Përmes një komunikate për medie, QKUK ka bërë të ditur se fëmijët kanë pasur probleme të ndryshme shëndetësore.
“Për 24 orë, në kuadër të emergjencës së Klinikës së Pediatrisë, ka pasur gjithsej 73 fëmijë që kanë kërkuar ndihmën mjekësore për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore. 20 nga ta janë pranuar në reparte të ndryshme të klinikës”, thuhet në komunikatë.
Në njoftim thuhet gjithashtu se gjatë këtij 24 orëshi janë kryer gjithsej 24 eho të zemrës
“Në kuadër të Pediatrisë, ka pasur 81 vizita ambulantore në ambulancat e ndryshme. Janë kryer 24 eho të zemrës,16 eho abdominale, 12 EKG, 5 EEG”, përfundon komunikata e QKUK-së./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...