Reperi Majk dhe ish partnerja e tij janë përplasur publikisht për kujdestarinë e djalit. Ishte Majk i cili u shpreh fillimisht se Majlinda nuk e lejon ta shohë djalin. Ndërsa nuk vonoi shumë edhe reagimi i kësaj të fundit, e cila tha se ai nuk meriton ta shohë, pais nuk është kujdesur për fëmijën e vet.
Në një postim në Instagram, ajo tregon për herë të parë se Majk e ka mohuar atësinë e djalit kur ka mësuar lajmin për shtatzëninë.
Ajo e quan reperin “një person që ul çdo femër pasi përfundon lidhjen”, ndërsa nuk rri pa i kërkuar Majkut që njerëzimin dhe karrierën t’i ndajë nga njëra-tjetra dhe të mos arsyetoje veten përmes postimeve. Majk u shpreh dje se arsyeja e vetme përse nuk e takon të birin është sepse nëna e tij nuk e lejon. Sipas reperit, Majlinda ende nuk e ka pranuar ndarjen mes tyre dhe kjo është arsyeja e vetme përse ajo nuk e lejon ta takojë të birin.
E ndërkohë që fansat janë ndarë në dy kampe, ata që i japin të drejtë Majlindës dhe ata që i japin të drejtë Majkut, ka reaguar edhe vëllai i ish-partneres së Majk.
Bëhet fjalë për vëllain e Majlindës, futbollistin e njohur shqiptar që aktivizohet te Lille në Francë dhe është pjesë e Kombëtares Shqiptare U-21, ndërkohë që më parë ka luajtur te Skënderbeu.
20-vjeçari i ka shkruar motrës së tij në këtë postim ku i thotë: “Gjithmonë mbrapa teje motra jem” dhe Majlinda falënderon zotin që ka atë dhe familjen.

Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...
“Mbyllet këtu e gjitha”/ ‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brothe...
Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rre...
Chelsea ndalet me barazim nga Leeds United
Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të b...
Policia e Kosovës godet krimin e organizuar ndërkombëtar