Janë shënuar dy gola të shpejta në ndeshjen në Old Trafford mbrëmjen e sotme (e mërkurë) mes Manchester United dhe Arsenalit.
“Topçinjtë” zhbllokuan shifrat me rezultat 0 me 1 në ndeshjen në kuadër të xhiros së 15-të në Premierë Ligë kundër skuadrës së Jose Mourinhos, shkruan portali arbresh.info.
Ylli shqiptar, Shkodran Mustafi arriti të shënojë gol me kokë pas një rivënie këndore të ekzekutuar nga mesfushori Lucas Torriera.
Goli nga Mustafi, i cili ishte i dyti për këtë sezon për të, u konfirmua me anë të teknologjisë së linjës së golit.
Mirëpo, nikoqirët u përgjigjen menjëherë duke barazuar shifrat përmes sulmuesit Anthony Marital vetëm pesë minuta më vonë./arbresh.info/
Shikoni më poshtë dy golat:
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...