Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i ka thënë homologut të tij boshnjak, Mirko Sharoviq, se Bosnja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse dëshirojnë marrëveshje tregtare.
Endrit Shala, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, i është përgjigjur homologut të tij boshnjak, Mirko Sharoviqit, duke i thënë se nëse dëshirojnë marrëveshje tregtare me Kosovën duhet ta njohin si “shtet të pavarur”, njofton Klan Kosova.
“Duhet të keni një qëndrim ndaj Kosovës ashtu si jemi – një shtet i pavarur dhe kjo nga viti 2008 dhe kërkojmë të na trajtoni ashtu si e kemi ne qëndrimin ndaj jush”.
“Nëse do të mund të flisja se kur ndaj Kosovës është vendosur barrierë veq e veq nga Serbia dhe as nga ana e Bosnjës në raport me Kosovën kurrë nuk kanë treguar dëshirë që vërejtjet që qeveria i ka pasur sa i përket raporteve në raport me marrëveshjet e CEFTA-s thjesht nuk kanë tentuar t’i zgjidhin”.
Përkundër që Bosnja nuk i ka njohur dokumentet e Kosovës, Shala ka thënë që dëshirojnë raporte të mira me ta.
“Kundërmasat që i keni cekur dhe nuk i keni aplikuar dhe Bosnja nuk i ka aplikuar këto masa por ju me barrierat që i keni vendosur deri tash Kosova nuk ka mundur asnjë euro ta eksportojë si mall në tregun e Bosnje Hercegovinës për faktin që sjanë lidhur me tarifa po pasi ju nuk i njihni dokumentat e Republikës së Kosovës dhe nuk e pranoni se Kosova është një shtet i pavarur”, i ka thënë Shala, Sharoviqit në një përballje në AlJazeera me Mirko Sharoviq, ministër i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë