Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka reaguar ashpër pas rezultateve të France Football për Topin e Artë.
France Football më 3 dhjetor ka shpallur Luka Modric fitues të Topit të Artë, i cili arriti t’i jap fund dominimit dhjetë vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Kundër France Football dhe gjithë atyre që votuan për Topin e Artë, është deklaruar trajneri Ernesto Valverde, i cili e ka quajtur absurditet renditjen e Messit në vendin e pestë.
“Unë nuk do të hyj të vlerësojë mospërputhjet rreth një çmimi. Ata duhet ta shpjegojnë këtë. Për ne ky është një absurditet, por ne e përgëzojmë Modricin”, ka deklaruar Valverde.
Trajneri i Barcelonës tutje ka shtuar se për të, Lionel Messi është më i miri në botë
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s