Kontrata e shumëpërfolur mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile mund të shkëputet krejtësisht nga aksionari, në këtë rast Qeveria e Kosovës.
Kjo e fundit ka propozuar themelimin e një komisioni me ekspertë të fushës, i cili do ta bëjë vlerësimin e “të gjitha marrëveshjeve komerciale mes Telekomit dhe Z-Mobile”.
Kontrata e shumëpërfolur mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile mund të shkëputet krejtësisht nga aksionari, në këtë rast Qeveria e Kosovës. Kjo e fundit ka propozuar themelimin e një komisioni me ekspertë të fushës, i cili do ta bëjë vlerësimin e “të gjitha marrëveshjeve komerciale mes Telekomit dhe Z-Mobile”.
Kërkesa për ta “hetuar” këtë kontratë, e cila rrezikon t’ia “gëlltisë” Telekomit edhe 30 milionë euro, ka ardhur nga Komisioni Ndërministror për Ndërmarrjet Publike, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, shkruan Buletini Ekonomik.
“Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike për Themelimin e Grupit Punues të Ekspertëve për analizimin e marrëveshjeve komerciale në mes të Telekomit të Kosovës dhe “Dardafon.net”, thuhet në dokumentin e përgatitur nga Qeveria me pikat që do të diskutohen në mbledhjen e radhës të Qeverisë, e cila pritet të mbahet sot.
Buletini Ekonomik merr vesh përmes burimeve të sigurta se kjo kontratë ka qenë njëra nga arsyet e dorëheqjes së befasishme të Gent Begollit nga pozita e kryeshefit. Sipas këtyre burimeve, kryeministri Haradinaj ka kërkuar në vazhdimësi nga kryeshefi i dorëhequr që ta shkëpusë krejtësisht kontratën mes Telekomit dhe Z-Mobile.
Tashmë në këtë drejtim janë ndërmarrë edhe veprime konkrete. Themelimi i këtij komisioni për t’i vlerësuar të gjitha marrëveshjet mes Telekomit dhe Z-Mobile, pritet t’i hapë rrugë Bordit të ndërmarrjes, që varësisht prej rezultateve, të vijë me një vendim.
Ndryshe në fund të vitit 2016 Telekomi i Kosovës e humbi rastin me Z-Mobile në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit. Sipas këtij vendimi, Telekomi i Kosovës-Vala, duhet t’i paguajë rreth 30 milionë euro te Devolli Group apo Z-Mobile. Ky vendim pritet ta falimentojë ndërmarrjen, dikur më pofitabilja në vend, shkruan Buletini Ekonomik.
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova