Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se pavarësisht që Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë të Jashtme, Johannes Hahn tha se këtë vit s’do të ketë liberalizim vizash, krerët institucionalë kosovarë do të vazhdojnë për të punuar në këtë rrugëtim.
Derisa ka folur për takimin që e pati me Hahn, Haradinaj ka theksuar se i vlerëson kërkesat e Bashkimit Europian për tërheqje të taksës, por kjo s’mund të ndodh pasi Serbia ka bërë lojë me shtetin e Kosovës.
“Sa i përket liberalizimit, takimi i Këshillit të Ministrave, po duket shumë i vështirë – i pamundshëm për tu futur në agjendë. Ata e shpjegojnë në një mënyrë si proces të zakonshëm këtë kalimin në etapa për çështjen e vizave”, tha Haradinaj në Zona B.
Haradinaj tha se “është vështirë në gjashtëmujorin e parë që hyjmë sepse është Rumania që s’na ka njohur”.
“Ai bëri një lloj shfajësimi kur tha se kur ”ia dhamë Gjeorgjisë dhe Ukrainës vizat zgjati një vjet e gjysmë”. Në pjesën e dytë Johannes Hahn tha me të drejtë se heqja e taksës është e nevojshme dhe e drejtë, e të gjitha këto i çmojmë por shpjegimi im edhe i Qeverisë ishte se ne në këto zgjidhjet një nga një ne kemi pasuar sepse Serbia bëri lojë shahu me ne”, është shprehur Haradinaj.
“Ajo mënyrë e zgjidhjes së kësaj takse është njohja reciproke. Në njëfarë mënyrë shqip i thash që heqja e taksës bëhet me njohjen e Serbisë”, ka thënë kryeministri.
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...