Ekspertët zbulojnë se si ndikon në flokë larja para se të flini dhe cili është dallimi në raport me larjen në mëngjes. Kini parasysh disa këshilla nëse doni që flokët të duken të bukura dhe me volum.
Nëse i lani flokët para se të flini, keni vërejtur që në mëngjes duken më të yndyrshme. Ekspertët thonë se ato nuk janë të yndyrshme, por vetëm duken ashtu.
Kur flini me flokët e lagura, ato shtypen në jastëk dhe rrafshohen më tepër se çdo ndodhte nëse do i thanit. Floku në mëngjes do të jetë pa vëllim dhe për pasojë duket i yndyrshëm. Një arsye tjetër përse nuk është më mirë t’i lani flokët para se të flini është se qimet e njomura janë më të ndjeshme se të thatat, meqë gjatë natës do të fërkohen për jastëk dhe do të ngatërrohen, shansi është më i madh që të këputen.
Ja çfarë duhet të keni parasysh nëse vendosni gjithsesi t’i lani flokët para se të shtriheni:
– Përdorni shampo të butë
– I krihni flokët me kujdes pas larjes
-Përdorni solucion për t’i dhënë flokut volum.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...