Taksën doganore për produktet nga Serbia dhe Bosnja e kanë kundërshtuar edhe studentët serbë.
Dhjetëra studentë serbë të Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë kanë protestuar të shtunën me kërkesë të vetme largimin e taksës doganore, shkruan Tanjug, transmeton Arbresh.info.
Studentët i kanë dërguar mesazhe komunitetit ndërkombëtar që të bëjë presion tek autoritete kosovare.
“Nëse kjo taksë vazhdon atëherë ne do të duhet të mbesim të uritur”, kanë thënë ata.
Ndryshe taksa doganore prej 100% e vendosur javë më parë për produktet e prodhuara në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë nuk është pritur mirë nga përfaqësues ndërkombëtarë.
Ata kanë kërkuar që taksa të hiqet dhe të gjendet formë tjetër./Arbresh.info/

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...