Shtetasi malazez Mario Millosheviq, i cili është arrestuar muaj më parë në Prishtinë, ka sulmuar një të paraburgosur i cili gjendet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Burimet e “Zërit” bëjnë të ditur se Millosheviq i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të paraburgosurit Mica Uroseviq.
Një mal veprash penale me të cilat ngarkohet si: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, e substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armës”, “Tentim arratisje nga Burgu i Sigurisë së Lartë” javë më parë nuk i kanë mjaftuar malazezit Mario Millosheviq që të mos përfshihet edhe në vepra tjera.
Millosheviq, i ashtuquajtur Mirosllav Kostiq, ditë më parë është përfshirë në një rrahje brenda Burgut të Sigurisë së Lartë në Kosovë, në të cilin po mbahet në paraburgim nga korriku i këtij viti.
Sipas burimeve të gazetës “Zëri” në ndihmë malazezit Mario Millosheviq i ka ardhur edhe shtetasi serb Strahinja Dankoviq, mirëpo Prokuroria Themelore në Prishtinë për këtë çështje është duke e hetuar vetëm Millosheviqin, i cili ka rrahur keq të paraburgosurin tjetër Mica Urosevi.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje