Interi shpreson që ta shesë Gabriel Jesusin te Evertoni, Ëest Hami ose Crystal Palace në janar.
Vet sulmuesi 22 vjeçar ka pranuar se destinacioni i Ligës Premier e tërheq shumë.
“Të gjitha janë klube të rëndësishme me top lojtarë”.
“Shpresoj se do të përfundojë mirë për të gjithë dhe të arrijmë marrëveshje. Ka pasur shumë gjëra të përfshira te Interi, pasi që ata kanë të drejtat e mia. Nuk është vendosur ende, por ka pak gjasa të mbetem në Brazil”.
“Liga Premier ka pasur gjithmonë sulmues të mirë dhe jam kënaqur duke i shikuar në televizion”.
“Unë i ndjek brazilianët e atij kampionati dhe ndonjëherë ne flasim e ata të gjithë kanë dëshirë të luajnë në Ligën Premier”, u shpreh Gabigol.
Interi pagoi 29.5 milionë euro për firmën e tij në verën e vitit 2019, në kohën kur ai konsiderohej “Neymar i ri”.
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...