Durrësi përfaqësohet në Parlament nga 14 deputetë, por sa të përfaqësuar ndjehen qytetarët durrsakë prej tyre? Të pyetur rastësisht në rrugë, qytetarë të ndryshëm shprehen se nuk e njohin deputetin e zonës së tyre.
Ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet parlamentare, por në qytetin e Durrësit zyrat e deputetëve nuk janë funksionale. Madje nuk ekzistojnë. Shumica e deputetëve nuk janë banorë të Durrësit, por të Tiranës dhe ushtrojnë aktivitetin politik larg shqetësimeve të atyre që duhet të përfaqësojnë, pavarësisht premtimeve elektorale se zyrat e tyre do të jenë gjithnjë të hapura për qytetarët.
Por, edhe ata pak deputetë që jetojnë në Durrës, takimet me popullin i bëjnë mbi bazë njohjeje dhe nëpër kafene. Po dhe këtyre, shumica e qytetarëve nuk u kujton më as emrin.
Liigji “Për statusin e deputetit” i detyron ata të takohen periodikisht me zgjedhësit dhe t’i informojnë ata mbi projektligje a dokumente të tjera të rëndësishme që shqyrtohen në Parlament, por hendeku mes tyre dhe qytetarëve është rritur ndjeshëm. Zyrat e deputetëve i përkasin së shkuarës dhe premtimeve.
Me kërkesë të Kuvendit, së fundmi është vënë në dispozicion të deputetëve të opozitës (PD -LSI) në katin e dytë të godinës së Prefekturës së qarkut një zyrë. Ndërsa pranë selisë së Partisë Socialliste na bëhet me dije se do të hapet së shpejti një zyrë për deputetët e saj.
Fondet për zyrat e deputetëve mbulohen nga buxheti i Kuvendit e nuk dihet nësedhe në mungesë të tyre fondet lëvrohen e ku shkojnë./top channel
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...