Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për grabitje në tentativë dhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, kështu kanë bërë te ditur kjo Prokurori përmes një njoftimi për media.
Njoftimi i plotë:
Prizren, 29 nëntor 2018 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të veprës penale
“Grabitje në tentativë” nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me nenin 28 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., si anëtarë i grupit të armatosur, me kanosje serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, së bashku me të pandehurit S.M dhe Z.B., tentojnë të përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër, më qëllim që vetës t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që me datë 19.05.2018, rreth orës 22:25 min., me veturë shkojnë tek shtëpia e të dëmtuarit S.M., në fshatin Gjinoc- Komuna e Suharekës, i vendosin maskat në fytyrë dhe duke përdorur armë të shkurta dhe të gjata futen në korridorin e shtëpisë së të dëmtuarit dhe në momentin e ballafaqimit me të dëmtuarin, të njëjtin e kërcënojnë duke i’a drejtuar armët, dhe gjatë përleshjes dhe rezistencës së të dëmtuarit shkrepin me armë dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë, në bashkëkryerje e kryejnë veprën penale “Grabitje në tentativë”, nga neni 329 paragrafi 3, e lidhur me nenin 28, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...