Biznese në Kosovë po e keqpërdorin vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina. Ato kanë rritur çmimet edhe për produktet e importuara para vendosjes së taksës, dhe sipas atyre që mbrojnë konsumatorët, kjo situatë duhet të monitorohet nga institucionet përkatëse.
Kryetari i Shoqatës për Mbrojtje të Konsumatorit, Selatin Kaçaniku në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë se më së shumti çmimet janë rritur në miell, bukë, sheqer dhe të artikujt tjerë që jepen si artikuj të aksioneve.
“Çmimet janë rritur tek mielli dhe buka tek sheqeri dhe pothuaj të të gjithë artikujt që ju jepet si artikuj të aksioneve. Pra në shumë prej tyre kemi rritje çmimesh e pastaj gjoja se kemi ulje çmimesh. Qytetari duhet të ketë kujdes t’i lexoj deklaracionet dhe mos të rrëshqas mbi premtimet boshe të marketeve”, deklarohet ai.
Të vetmit që përfitojnë nga ky vendim i qeverisë janë bizneset vendore, thotë Kaçaniku, duke shtuar se Qeveria nuk e ka menduar fare konsumatorin.
“Ngritjet janë për artikujt që kanë qenë në depo, kanë qenë të blera të importuar me çmime të vjetra ndërsa tani kalkulohen me çmime të reja. Kjo gjë është konflikt me ligjin. Biznese në Kosovë po e keqpërdorin këtë vendim. I vetmi përfitim nga ky vendim i qeverisë janë bizneset. Vendimi nuk është marrë për ta mbrojtur qytetarin konsumator sepse asnjë këshillë as rekomandim nuk është përfillur”, ka thënë ai.
I pyetur se çfarë duhet të ndërmerr qeveria për të ndal rritjen e çmimeve, Kaçaniku ka thënë se duhet të veproj në bazë të ligjit dhe t’i dënoj ata që po e keqpërdorin këtë vendim.
“Qeveria duhet të veproj me ligje që i ka sjell Kuvendi. Qeveria nuk ka të drejt të amnistoj askënd kur shkel ligje. Edhe për ngritjen e çmimeve ata që i kanë ngrit pa arsye, t’i kthej çmimet mbrapa dhe t’i përcjellin me gjoba të arsyeshme”, përfundon Kaçaniku.
Me të hyrë në fuqi vendimi për rritjen e taksës, së pari në masë prej 10 për qind e pastaj edhe 100 për qind, shumë produkte kanë pësuar rritje në mënyrë frapante gjë që po e rëndon shumë xhepin e konsumatorit duke u bazuar edhe në kushtet ekonomike në të cilat vazhdon të jetë Kosova./Mira Avdimetaj/arbresh.info/
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...