Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në një njoftim për media bën të ditur se lajmet që janë publikuar në media të ndryshme lidhur me largimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës serb nga sistemi prokurorial i Republikës së Kosovës, gjegjësisht nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, nuk qëndrojnë dhe janë plotësisht të pasakta.
Sipas njoftimit, sot të gjithë prokurorët dhe stafi mbështetës serb kanë filluar punën si çdo ditë tjetër, si dhe, prokurorët kanë shkuar nëpër gjykata për të mbajtur seancat gjyqësore.
“Andaj, kërkojmë nga gjitha mediat mirëkuptim për mos publikimin e lajmeve që nuk janë të vërteta, dhe të pa konfirmuara paraprakisht nga sistemi prokurorial. Sistemi prokurorial i Republikës së Kosovës, mbetet i përkushtuar në ofrimin e informatave drejtë publikut”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelorë në Mitrovicë.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...