Ridvan Beqiri nga Ferizaj, është personi i cili mbrëmë rreth orës 21:00 la të vdekur Kujtim Krasniqin, i cili kishte hyrë në pronën e tij për të kryer vjedhje bashkë me disa persona të tjerë.
Rasti ka ndodhur në Veternik të Prishtinës, ku Indeksonline raportoi ekskluzivisht mbi ngjarjen.
Policia e Kosovës menjëherë kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte marr provat.
Mësohet se tre hajna të tjerë ndodhen ende në arrati dhe se policia po bënë përpjekje për identifikimin e tyre sa më shpejtë.
Policia kishte marr Ridvanin në pyetje në lidhje me ngjarjen, por i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar menjëherë dhe se nuk do të ngarkohet me ndonjë akuzë të veprës penale, pasi që edhe armen e kishte me leje.

Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit