Shpallet në kërkim Eldi Dizdari për ngjarjen në ish-bllok ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos Ervis Martinaj dhe një person i dytë.
Dizdari është bashkëshort i Suada Sherifit, me të cilën ka edhe një vajzë. Vlonjatja bukuroshe, është e njohur në fushën e showbizzi-t shqiptar, ku ka fituar kurora bukurie, është e njohur në modeling ku shpesh shfaqet duke pozuar me veshje të ndryshme reklamuese, ndërsa nuk i mungon edhe ekranit ku shpesh është ftuar në emisione të ndryshme.
Lajmi i shpalljes në kërkim të Eldi Dizdarit, është konfirmuar për News24 nga burime të Prokurorisë.
News 24 raporton duke cituar burimet nga prokuroria, se Dizdari dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën partnerin e këngëtares së njohur Elvana Gjata për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi të konsiderueshme kokaine
Sipas informacioneve të ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj icili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin Monopol ku ndodhi ngjarja.
Të tjera të dhëna priten nga autoritetet spanjolle dhe holandeze të cilat do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes.
28-vjeçari Fabian Gaxha mbeti i vrarë mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e Bllokut në kryeqytet, ndërsa u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...