Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka uruar gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit “28 Nëntorin”. Haradinaj ka kujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe daljen në skenë të UÇK’së, dhe ka nderuar veprën e të rënëve për liri.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “28 Nëntori” është historia e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike.
I pari i Qeverisë në këtë ditë ka kujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe daljen në skenë të UÇK’së, e sakrificën e shumë brezave, e përpjekjet e tyre për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.
“Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të nderuar bashkëkombas,
Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë.
Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb.
Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.
“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike.
Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!
RH
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...