Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi sot mbylljen përfundimtare të centralit bërthamor të ”Fessenheim” në verën e vitit 2020, por kryetari i Komunës, Claude Brender, shprehet se vijon të jetë i paqartë edhe pas fjalimit të presidentit, ashtu si dhe sindikatat.
”Nuk i takon një presidenti, cilido qoftë ai, që të vendosë për mbylljen e një centrali, pasi ka ligje dhe kjo varet nga EDF-ja”, u shpreh kryetari i Komunës i cili ishte gjithashtu i pranishëm në një takim të Komisionit lokal për informimin dhe monitorimin (CLIS) e ”Fessenheim’’, shkruan ATSH.
”Asaj që i përmbahem kryesisht gjatë deklaratës së Macron është citimi ku ai thotë se nuk do të ketë mbyllje të plotë të qendrës, që kërkon të thotë se do të ketë një projekt industrial të ri në zonë”, thekson Brender, kryebashkiaku i komunës intervistuar nga media.
Ai mbështet tezën për transformimin e uzinës në një “qendër demontimi”, ku çeliku i përdorur në centralet franceze dhe gjermane do të ripërpunohet.
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...