Seanca e sotme për rastin “Titanik 2”, ku të akuzuar janë Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkov, është anuluar.
Siç raportojnë disa mediume, arsye për anulimin e seancës ishte kërkesa e Menduh Thaçit, i cili ka dashur të lirohet në mënyrë që të merr pjesë në festën e Ditës së Flamurit në Tiranë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo duhej të ishte paraqitja e parë në opinion e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, pasi u arrestua dhe u paraburgos më 20 tetor.
Ndryshe, rasti “Titanik 2” ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të viti 2013, ndërsa i akuzuar është edhe ish-anëtari në KSHZ nga radhët e PDSH-së, Bedredin Ibraimi.
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës