Komuniteti shqiptar në Britani të Madhe ka zhvilluar gjatë ditës së sotme disa aktivitete para ambasadës kosovare atje.
Ky komunitet ka kundërshtuar idenë e presidentit të Kosovës për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dikur gjaku rridhte si lum, sot toka shitet pafund”, “Bashkim me Shqipërinë jo me Serbinë”, kanë qenë vetëm disa nga sloganet e kësaj proteste.
Tek ambasada kosovare në Britani të Madhe gjatë këtij aksioni është parë edhe deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Kujtojmë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke insistuar në korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ide kjo që ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka pranuar se Serbia kishte kërkuar disa herë të flitet për një çështje të tillë.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon ta kundërshtojë këtë ide duke e quajtur si plan të vdekur. Pikërisht kjo çështje ka përplasur presidentin dhe kryeministrin./Insajderi.com
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë