Një letër nga drejtori i WADA-s (Agjencia Botërore Anti-Doping) vërteton se nuk kishte parregullsi në kontrollet anti-doping të Sergio Ramosit, në procedurat e UEFA-s, në procesin e marrjes së mostrave dhe transferimin e tyre të mëvonshëm.
Në letrën e lartpërmendur tregohet se të gjitha kontrollet i plotësuan standardet e kërkuara.
Rasti i Ramos kishte konfuzion lidhur me trajtimin e ofruar.
Te Real Madrid mjekët informuan UEFA me kohët për trajtimet e Ramos dhe rastin me deksametason, i cili është në përputhje me të gjitha rregullat.
“UEFA kundërshton me forcë akuzat e pabaza se ka fshehur rezultatet pozitive të dopingut dhe të gjitha rastet e kontrollit të dopingut të UEFA-s kryhen në përputhje me Kodin e Agjencisë Botërore Anti-Doping”.
“Të gjitha rastet e kërkuara nga Kodi i WADA-s kanë treguar se UEFA ka ofruar të gjitha informacionet e hollësishme, raportet e ekspertëve dhe dëshmitë gjatë trajtimit të rasteve të tilla”.
Të dy AMA dhe FIFA kanë të drejtë të apelojnë çdo vendim të marrë nga UEFA mbi çështjet e kontrollit të dopingut në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).
Megjithatë, as AMA, as FIFA nuk paraqitën ndonjë ankesë të tillë në CAS dhe AMA .
Kjo pasi është konfirmuar zyrtarisht se gjithçka ishte trajtuar në mënyrë adekuate nga UEFA dhe në përputhje me Kodin.
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...