Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sonte ceremonia e betimit të anëtarit më të ri të kabinetit qeveritar, Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku ishin të pranishëm Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit, ministri Lleshaj u betua mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Presidenti Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Ministrit të Brendshëm, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe shumë të rëndësishme./tvklan.al
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...