Zvezdan Mihajloviq, një zëdhënës i kompanisë Beokolp, që është kompani përgjegjëse për shpërndarjen e gazetave serbe në Kosovë, ka thënë se ishin të gatshëm që ta paguanin taksën 100% por nuk pranuan t’i shisnin gazetat për shkak se u kërkohej të shkruanin “Distributor për Republikën e Kosovës”.
Vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës përpos që ka vendosur taksën 100% për produktet serbe, thotë se produktet që nuk i referohen Kosovës me termin kushtetues “Republikë e Kosovës” nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.
Kjo si duket ka qenë edhe arsyeja se pse gazetat serbe nuk kanë hyrë në Kosovë.
Mihajloviq i ka thënë Asociacionit Gazetar të Serbisë sepse Beokolp nuk ishte e gatshme si kompani që të plotësojë kërkesën e Doganave që i thanë se duhet t’i referoheshin Kosovës si Republika e Kosovës e jo vetëm si Kosovë, transmeton Gazeta Express.
“Mbrëmë ne ishim të gatshëm që ta paguanim taksën 100% kështu që populli ynë do të informohej, por nuk ishim të gatshëm që ta pranonim emërtimin “Republikë e Kosovës”, andaj u tërhoqëm”, theksoi Mihajloviq.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës