Ish kryeministrit Nikolla Gruevski, do t’i gjykohet në mungesë edhe për lëndën “Titanik”. Kështu vendosi gjykatësi Osman Shabani me kërkesë të Prokurorisë Speciale.
Avokati i Gruevskit kërkoi që të ndahet procedura për klientin e tij por gjykatësi nuk pranoi. Në rastin Titanik përveç Gruevskit akuzohen edhe Mile Janakievski dhe Kirill Bozhinovski të cilët sot në gjykatë u sollën nga Burgu i Shutkës. Seanca gjyqësore vazhdon me prezantimin e bombave për parregullsitë zgjedhore gjatë vitit 2011 dhe 2013, shkruan alsat-m.
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeki, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov , Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska.
Ata akuzohen për mohim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës.
Gruevski ka ikur nga Maqedonia dhe ka kërkuar azil politik nga Hungaria, ku kjo e fundit e ka aprovuar kërkesën e tij.
Fitore e madhe e Llapit, Ballkani i jep fund garës për titul...
Ferizaj fiton një pikë të artë në sekondat e fundit ndaj Gji...
Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa amerikane nga Gjermania
Drenica fiton në frymën e fundit ndaj Dukagjinit
Papa Leo shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit
Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi k...