Qeveria e Shqipërisë është deklaruar kundër biznesit vendës dhe Qeverisë së Kosovës lidhur me vendosjen e taksës në masën 100 për qind ndaj mallrave serbe e atyre boshnjake.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100 për qind është vlerësuar si jo e shëndetshme për ekonominë e dy vendeve, nga ana e ministrit të Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj.
Ministri Ahmetaj i sugjeron Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët. Ndërsa për bizneset në Shqipëri masa e marrë nga Qeveria e Kosovës është e drejtë, por e vonuar në kohë, njëherësh edhe si mundësi dhe si një derë e hapur në rrugën drejt tregut të Kosovës.
Në mes të një debati proteksionist dhe me tipare nacionaliste, biznesi i Shqipërisë edhe mund të korrë përfitime nga ky vendim i Qeverisë së Kosovës.
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...