Dy gazetarët kosovar, Augustin Palokaj dhe Virtyt Gacaferi nga Deutche Welle, e kanë vënë në siklet zëdhënësen e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic gjatë një konference për media rreth taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për produktet serbe.
Palokaj e ka pyetur Kocijancicin se si është e mundur që Federica Mogherini të deklaroj që një vendim i tillë është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-së, kur deri sot një gjë të tillë nuk e ka thënë askush nga kjo organizatë por vetëm Federica Mogherini.
Palokaj gjithashtu e ka pyetur Kocijancicin se pse kur ishte fjala për fushatën e egër të Serbisë kundër Kosovës për INTERPOL, BE-ja kishte thënë se një gjë e tillë është çështje që u takon dy shteteve.
“Maja ne e kuptojmë mesazhin politik. Por me sa ne e dimë BE-ja nuk është pjesë e CEFTA-s. Si mund të thotë Mogherini që është një shkelje e CEFTA-s, kur BE-ja nuk është pjesë e CEFTA-s. Dhe nuk kemi parë ndonjë reagim nga CEFTA që thotë se një vendim i tillë është shkelje e CEFTA-s. Pse BE-ja po ndërhyn në një çështje. BE-ja ka refuzuar të pocizionhet kur erdhi puna tek INTERPOLI, duke thënë se një çështje e tillë u takon vetëm dy vendeve”, ka qenë pyetja e gazetarit Palokaj drejtuar Kocijancicit.
Ndërsa përgjigjja e Kocijancic ka qenë që BE-ja e monitoron përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve që janë marrë nga partnerët në regjion. Sipas saj CEFTA është një çelës për ekonominë e rajonit.
“Ne e kemi bërë pozicionin tonë të qartë, dhe shpresojmë që CEFTA të marrë masat e nevojshme që të sigurohet se marrëveshja po respektohet në plotëni” ka thënë Kocijancic.
Ajo megjitahtë thotë se BE-ja e kupton që ekzistojnë probleme, por mënyra se i ka vepruar Qeveria e Republikës së Kosovës sipas saj është e gabuar.
Pas kësaj përsëri ka replikuar gazetari Palokaj duke thënë se a janë të autorizuar Federica Mogherini dhe komisioneri Johanes Hahn që të flasin në emër të CEFTA-s, për atë që është shkelje e marrëveshjes apo jo.
‘A keni ndonjë raport nga CEFTA që një gjë e tillë është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s apo jo ?”, ka pyetur përsëri Palokaj.
Kocijacnic më pas ka përsëritur përgjigjen se BE-ja monitoron përmbushjen e marrëveshjeve që kanë marrë dy palët (Kosova dhe Serbia).
Më pas ka qenë gazetari tjetër kosovar, Virtyt Gacaferi, nga Deutche Welle, i cili ka marrë fjalën për të drejtuar pyetje drejt zëdhënëses së BE-së, Maja Koacijacnic.
Gacaferi ka thënë se ka kontaktuar me drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s dhe ai i a ka konfirmuar se nuk ka asnjë vendim që thotë se taksa prej 10 për qind apo edhe 100 për qind është shkelje e marrëveshjes, shkruan Gazeta Express.
“Unë jam takuar me drejtorin e sekretariatit të CEFTA-s. Nuk ka asnjë vendim të CEFTA-s që thotë se taksa prej 10 për qind apo prej 100 për qind është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s. Dy autoritetet që e thonë këtë janë vetëm presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe komisioneri Johanes Hahn” ka qenë pyetja e gazetarit Gacaferi, raporton Gazeta Express.
Ai gjithashtu e ka pyetur Kociajncicin nëse do të bëjnë thirrje për Serbinë që të marrë pjesë në organizimin e CEFTA-së që do të bëhet në Prishtinë, pasi ata qeveria serbe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë shkaku i veprimeve të Qeverisë.
Zëdhënësja e BE-së duke mos folur asgjë më pas për ndonjë vendim të CEFTA-s, ka thënë se është e rëndësishme që të ketë raporte të mira nder fqinjësore dhe se të dy palët duhet që të vazhdojnë përpara për të normalizuar raportet sepse një gjë e tillë është në të mirën e të gjithëve.
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...