Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, në Halifaks ka zhvilluar një takim me senatoren amerikane, njëherësh anëtare e Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura, Jeanne Shaheen.
Në takim, ministri Berisha e njohu senatoren Shaheen për procesin e tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritanishme dhe sfidat e këtij procesi.
Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i kanë shprehur shqetësimin e tyre senatores Shaheen lidhur me fushatën kërcënuese që po u bëhet nga jashtë pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët po dekurajohen që të shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në fund të takimit, ministri Berisha e ka siguruar senatoren se FSK –ja do të mbetet forcë e besueshme, e përkushtuar dhe e gatshme në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë./arbresh.info/
Presidentes Osmani i vijnë dy urime të veçanta nga Katari
Mbreti Charles flet hapur pas arrestimit të vëllait të tij p...
Politico: ShBA po e shqyrton zvogëlimin e pjesëtarëve të KFO...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 31-vjeçarit që vdi...
Aksioni te Apeli, vendoset mbishkrimi “Gjykata e Apelit shfa...
Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria,...