Pas disa momenteve të dhunshme, në ambientet para godinës së Parlamentit të Shqipërisë është parë të mbërrijë një ambulancë, e cila ka marrë disa efektivë të plagosur.
Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit.
“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Shtetit.
Më tej Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.
Protesta po mbahet nga banorë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i Unazës së Re në Tiranë.


Rama publikon pamje nga puna në QSUT: Trajtim efikas dhe sta...
Titulli i 21-të, Marotta: Ëndërr e bërë realitet për Interin
Bastisje në Lipjan, policia sekuestron armë dhe municion
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici një person në...
41 aksidente e afro 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëv...
Vdes një grua në QKUK, rasti në hetim