Ardhja e dimrit dhe ndryshimi i stinëve shpesh herë në bën të ngihemi të lodhur, pa energji dhe pse hamë në mënyrë të rregullt e ndonjëherë më shumë se sa kemi nevojë.
Problemi qëndron që duhet të dimë kush janë ushqimet që duhet të konsumojmë, ato që na japin energji për të “luftuar” këtë ndërrim të stinëve. Frutat– Është mënyra më e lehtë dhe më e shijshme për të siguruar vitaminat dhe kripërat që ju nevojiten për trupin.Një lëng i butë agrumesh,, një sallatë me lëng limoni, janë një zakon i shëndetshëm që ju nuk duhet të hiqni dorë. Frutat e thata dhe farat duke u konsumuar në sasi të vogla, për të mos tejkaluar marrjen e kalorive, një pjesë e vogël e bajameve ose arrave na mbushin vërtet me energji. Çokollatë e errët
Kjo është më klasikja e mjeteve kundër rënies së energjisë. Kakao përmban theobromine, një substancë të ngjashme me kafeinë: rrit rezistencën ndaj lodhjes dhe është e pasur me antioksidantë të dobishëm për të luftuar stresin qelizor. Karbohidratet komplekse janë një burim i shkëlqyeshëm energjie dhe një humor i mirë për t’u përballur me ditën në punë. Vetëm konsumoni ato në sasi të vogla, për të kontrolluar marrjen e kalorive, dhe duke i kombinuar me erëza. Ujë Edhe nëse jo të gjithë e dinë, fakti që nuk pini mjaftueshëm rrit ndjenjën e lodhjes: përkundrazi, lodhja e përgjithshme është një nga simptomat e para të dehidrimit. Mbetet i vlefshëm sugjerimi klasik i mbajtjes së një shisheje uji me vete.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit