Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në pjesën jugperëndimore do të ketë kushte për riga të dobëta shiu. Pasdite në disa pjesë pritet të ketë kthjellime.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Shtypja atmosferike është në rritje. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Sasitë e reshjeve të fundit kanë qenë rreth 90 litra për metër katror në perëndim dhe veriperëndim të vendit, ndërsa në jug dhe juglindje sasitë maksimale të reshjeve janë shënuar rreth 25 litër për metër katror. Këto reshje edhe pse pak të “vonuara” do të jenë shumë të mirëseardhura për shumë fusha të jetës, me theks të veçantë për fushën e bujqësisë./arbresh.info

Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore