Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për “ESIEA” ka folur për një skandal me përmasa të mëdha që lidhet me tregtinë e organeve të fëmijëve.
Kotzias, duke folur për 93 raste të diplomatëve grekë që përfunduan në burg, tha se këta zyrtarë u kanë dhënë viza fëmijëve të pashoqëruar, gjë e cila përkthehet në trafikim organesh të këtyre fëmijëve, shkruan Dritare.net.
“Nuk pajtohem se nuk kemi bërë asgjë, sepse në 93 raste i kam dërguar prokurorit për shkelje të kodit penal për disa diplomatë që kanë përfunduar në burg, pasi kishin dhënë viza fëmijëve të mitur të pashoqëruar nga askush. A e dini se çfarë do të thotë viza për fëmijët e pashoqëruar? Do të thotë tregtimi i organeve. Dhe vetëm kjo, se unë kam shpëtuar disa shpirtra do të fle në heshtje kur jeta ime të mbarojë “, tha ish-Ministri i Jashtëm, shkruan Dritare.net.
Kujtojmë se në mes viteve 2000-2002 në shtëpinë e bamirësisë “Agio Varvara” në Athinë u zhdukën 480 fëmijë shqiptarë, fati i të cilëve nuk dihet sot e asaj dite, dhe organet e drejtësisë atje kanë pushuar hetimet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...