Sot do të zhvillohet dita e tretë e Grand Prix-it të Xhudos, që po mbahet në Holandë, në qytetin e Hagës.
Në këtë kompeticion garon edhe kampionia evropiane në U-23, Loriana Kuka, e cila garon në kategorinë -73 kg, shkruan lajmi.net.
Kosovarja raundin e parë e ka kaluar pa kundërshtar, duke kaluar direkt në raundin e dytë.
Në këtë raund ajo do të përballet me xhudisten nga Holanda, Ilona Lucassen, fituesja prej të cilave do të përballet me kinezen Zhenzhao MA.
I urojmë shumë suksese Lorianës. Shpresojmë që nga ky Grand Prix të dali me medalje të artë.
Kujtojmë se në Hagë, medalje kanë fituar edhe Akil Gjakova ( të argjendtë) dhe Distria Krasniqi ( të bronztë).
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...