Mërgim Mavraj është njëri nga lojtarët që jemi mësuar gjithmonë ta shohim të qetë.
Natyra e tij ka bërë që gjesti i mbrëmshëm kundër Skocisë, të na lë të shtangur.
Ai u “tradhtua” nga nervat dhe në minutën e 24’ u ndëshkua me një karton të kuq, pas një veprimi krejtësisht të panevojshëm.
Pas ndeshjes, kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se është i penduar, megjithatë janë gjëra që ndodhin.
“Dua t’u kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve, pasi nuk duhet kurrsesi që të bëja atë veprim. Nuk më lejohej mua që të bëja atë veprim, pasi jam kapiteni dhe lojtari me më shumë eksperiencë. Gjithsesi them se u provokova, pasi nuk bëra fare faull dhe thjesht u mbrojta ndaj ardhjes me vrull të kundërshtarit. Por, jam penduar për veprimin” ka thënë Mavraj për “Supersport” përcjell lajmi.net.
“Ne kemi luajtur me 10 lojtarë edhe herë të tjera dhe kemi treguar se dimë ta menaxhojmë këtë situatë. Por dalja e kapitenit me karton të kuq, që në minutat e para, natyrisht që është shumë e rëndë për skuadrën” ka vazhduar kapiteni.
“Besoj që ai goli i parë, i pësuar aq shpejt, na preu vrullin me të cilin e nisëm ndeshjen dhe më pas kartoni i kuq, e nxori lojën nga normaliteti. Është shumë e vështirë, që të menaxhosh situatën, kur përballesh me situata të tilla. Normalisht që nuk mund të jem në formën maksimale për 12 vite me radhë në karrierë, aq më tepër pas atij viti të vështirë që kalova. Por edhe të vlerësosh formën time fizike, për vetëm 20 minuta lojë, ka vend për diskutim. Futbolli është lojë rezultatesh dhe kur ato mungojnë, të gjithë kapemi me një gabim, apo me një karton të kuq. Unë kam kaluar një vit të vështirë dhe të gjithë e dimë, por nuk mund të gjendet asnjëherë përgjegjësia te një lojtar i vetëm” ka përfunduar kapiteni.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...