Rreth 1.400 banorë të 3 fshatrave Kodra e Danit, Dushaj dhe Lepurakë, në Fushë Bulqizë, nuk mund të marrin ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore të fshatrave, për shkak të amortizimit të godinave dhe mungesës së medikamenteve.
Aktualisht, dy godinat që shërbejnë si qendra shëndetësore për këto fshatra janë pa drita dhe jashtë kushteve higjienosanitare.
Banorët e fshatrave Lepurakë e Dushaj thonë se, prej dy vitesh nuk kanë marrë asnjë shërbim shëndetësor, ndërsa gjatë dimrit janë të detyruar t’i transportojnë të sëmurët në krahë, për shkak të bllokimit të rrugëve./Top Channel
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran