Mirëkuptimi mes Cristiano Ronaldos dhe Paulo Dybalas është duke u përmirësuar stërvitje pas stërvitje, ndeshje pas ndeshje, dhe jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj.
Në rrjete sociale, për të qenë sa më të saktë, fotot e publikuara në Instagram që paraqesin argjentinasin së bashku me Cristiano Ronaldon kanë mbledhur mesatarisht 1.1 milionë pëlqime, transmeton portali arbresh.info.
‘La Jayo’ posedon 23 milionë ndjekës në Instagram, por numri më i madh i “zemrave” vijnë kur ai poston foto së bashku me portugezin, një forcë vërtetë e madhe e Juventusit në rrjete sociale që nga dita kur ka arritur në Torino.
Është e rëndësishme për të theksuar gjithashtu, ndër gjërat e tjera, se si kjo lloj analize dhe statistike është qendër e strategjisë së kompanive edhe në lidhje me tregun. Arritja e Ronaldos në Juventus është një shembull shumë i qartë. Përveç përmirësimit të skuadrës, CR7 ishte blerë për të bërë një hap para edhe në përmirësimin e njohjes së brendit.
Ronaldo është duke rritur Juventusin dhe Dybalan si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Vetëm tre muaj që nga arritja e tij në Juventusi, ndjekësit e klubit në rrjete sociale të ndryshme janë rritur nga 50 milionë në thuajse 62. Pra, një rritje prej 11 milionë ndjekësve vetëm për tre muaj.
Një ndikim të menjëhershëm si ky Ronaldo është duke e pasur edhe në fushë. Edhe pse Ronaldo nuk është i përjetshëm, Juventusi duket se do të ketë fenomenin e ardhshëm të rrjete sociale sulmuesin Paulo Dybala. Por, argjentinasi i vogël së pari duhet të përgjigjet në fushë./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...