Është plotësisht e drejtë të themi se Neymar dhe Edinson Cavani lanë plotësisht anash “shoqërinë” e tyre nga skuadra të premten në miqësoren Brazil – Uruguai të zhvilluar në Emirates.
Ashtu siç mund ta shikoni në videon më poshtë, Cavani bëri një ndërhyrje të ashpër duke e fauluar sulmuesin brazilian, megjithëse nëse e shikojmë sërish videon mund ta vërejmë se kontakti ka qenë minimal, transmeton portali arbresh.info.
Neymar dukej qartë se nuk ishte i impresionuar nga kjo sfidë e ashpër pasi reagoi i zemëruar, ndërkohë që Cavani u përpoq për t’i ndihmuar atij të ngrihet në këmbë para se të ndaheshin në formë të çuditshme.
Nëse kjo ishte vetëm një “përplasje” e nxehtë mes tyre në fushë ose një tjetër shqetësim për trajnerin e PSG-së, Thomas Thuchel, kjo mbetet të shihet, por nuk është e zakonshme të shikosh një reagim të tillë mes lojtarëve që luajnë së bashku me njëri-tjterin në një klub.
Sidoqoftë, dyshja kanë pasur zënka me njëri-tjetrin edhe gjatë kohës së tyre së bashku në Parc des Princes rreth ekzekutimit të një penaltie./arbresh.info/
https://twitter.com/DidierRoustan/status/1063563734835257344
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...