Një aksident rrugor me 3 të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quajtur Pishkash.
Automjeti tip furgon mallrash, i cili drejtohej nga shtetasi 32-vjeçar M.M. nga Vloçishti i Korçës, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë rreth 40 metra.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur vet drejtuesi i mjetit, si dhe dy pasagjerë, E.M. 22 vjeç dhe K.Ç. 31 vjeç, edhe këta nga Vloçishti.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Librazhdit, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore raportohet e rëndë.
Në vendngjarje shkoi edhe një grup hetimor për të mësuar më shumë mbi shkaqet e aksidentit./Top Channel
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...