I arratisuri nga drejtësia ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski gjendet në Budapest të Hungarisë.
Ai është parë duke dalë nga hoteli ‘Four Seasons’ apo ish Budapest Hotel, sipas informatave që posedon Arbresh.info.
Gruevski është dashur të paraqitet në burg për vuajtje të dënimit, mirëpo ai u zhduk, duke u shfaqur në Hungari, ku edhe ka kërkuar azil politik.
Sipas tij, ai dhe familja e tij është kërcënuar dhe se është duke u përndjekur politikisht.
Ndaj Gruevskit është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, por Policia shqiptare thotë se Interpol Shkupi i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpalljen në kërkim, më datë 13 nëntor. ndërkohë, Gruevski ka kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, më datë 11 nëntor, ditë kur siç thotë Policia, ndaj Nikola Gruevskit nuk ka pasur asnjë njoftim në kufi se ai është person i shpallur në kërkim. Autoritetet maqedonase lëshuan fletë-arrestin për të më 12 Nëntor pasi ai nuk u paraqit vullnetarisht për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për shkak të një vepre penale./Arbresh.info/
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...