Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës kanë protestuar sot para ndërtesës se Qeverisë në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me pozitën e vështirë që e ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve në vend, posaçërisht me mos përmbushjen e premtimeve nga institucionet qe premtuan ne protestën e korrikut.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikëseve Muharrem Beka tha së këtë protestë po e mbajnë për të kërkuar që të realizohen kërkesat e tyre për nivelizim të pagave, shërbimet shëndetësorë pagesat jashtë orarit dhe një sër kërkesash të tjera.
“Siç ju keni paralajmëruar edhe më parë sot po protestojmë në shenjë revolte për mos realizimin e kërkesave tona. T’i thuhet stop diskriminimit që i bëhet këtyre punëtorëve. Kemi shpresuar që do të behet një zgjidhje por ne s’jemi nda të kënaquni nga Komisioni i themeluar për këtë çështje nga Qeveria. Ne po kërkojmë të na tregojnë çka u ba me status tonin dhe kom pas një takim me Ministrin Hamzaj nuk ka naj hap pozitiv” ka thënë Beka.
Beka iu ka përgjigjur deklaratave të kryeministri që ka thënë këtë javë se janë miliona euro për zjarrfikësit, por, sipas tij zjarrfikësit nuk po i shihin ato miliona.
“Kryeministri ka thënë se janë miliona euro për zjarrfikësit po na nuk jemi tu i pa ato miliona. Kemi kërkuar të ndërpriten shkeljet tona. Ministri Hamza fajin ja lenë Komunave për pagesa të ndërrimit të natës a na jemi pjesë e Ministrisë. Jemi msu më premtime por deri tash përveç koeficientit asgjë tjetër nuk është bërë. Kur është çështja të ligji për pagat prap zjarrfikësit janë me të ulet të koeficientit dhe e njëjta gjendje po vazhdon edhe në vitin 2019″, th ai.
Tutje Beka tregoj se sot Qeveria i kanë ftuar në takim nga ora 13, ndërsa ka shtuar se nuk e din se nën ombrellën e kujt janë ata pasi që ka kundërthënie nga Komunat dhe Ministria se kush është përgjegjës për ta ./arbresh.info/

Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...