Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për Krime të Rënda, e ka njoftuar kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, se ndaj zyrtarit, përkatësisht shërbyesit civil, G.Sh, është ngritë aktakuzë.
“Sipas aktakuzës shërbyesi civil G.SH, dyshohet se gjatë viteve 2008 deri në vitin 2018, ka keqpërdor pozitën e tij zyrtare, me ç’rast dyshohet se ka kryer veprën penale të përvetësimit në detyrë nga nenin 425, si dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare, nga neni 421 i Kodit Penal.
Me qellim që procedura penale ndaj të pandehurit të zhvillohet në mënyrë sa më objektive dhe e papenguar, pa paragjykuar përfundimin e procesit, si dhe në pajtim me nenin 69 të Ligjit për shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Drenasit, ka marrë vendim që shërbyesi civil G. Sh. të suspendohet nga puna, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...