Shënimi i 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore në Francë solli shumë komentime për udhëheqësit botërorë që morën pjesë aty.
Por mediet serbe ishin më të zëshmet në këtë drejtim.
Inatet me pozicionimin e Republikës së Kosovës në ceremoninë e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, të mbajtur në Francë, po vazhdon të shfaqet nga mediat beogradase.
Gazeta më e madhe serbe, “Novosti”, ia ka kushtuar një artikull të veçantë favorit, që sipas tyre, ia bëri një person presidentit kosovar, Hashim Thaçi.
Ky medium shkruan se ulësja e Thaçit në skenën e “Arc de Triomphe”, afër Donald Trump, Angela Merkel dhe Vladimir Putin, u bë me ‘aminin’ e ish-ministrit të Jashtëm francez, Bernard Kouchner, transmeton Indeksonline.

Ministria e Bujqësisë njofton konferencë për nesër për sekto...
Haxhiu: Kosova e ka të qartë destinacionin euroatlantik
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...