Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar të bëhet shenjëzimi në rrugë, apo vendosja e sinjalistikës në rrugët kryesore në qytet dhe në rrugët ku qarkullimi i veturave është më i madh, përkatësisht në rrugët regjionale. Shenjëzimi në rrugë bëhet me qëllim të krijimit të sigurisë për këmbësorët.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Milazim Morina, në projektin e shenjëzimit të rrugëve, janë përfshirë të gjitha rrugët kryesore në qytetin e Malishevës, si dhe katër rrugët kryesore, apo rrugët regjionale, ku rëndësi e veçantë i është kushtuar shkollave, në të cilat janë duke u vendosur shenjat në afërsi të objekteve shkollore.
Projekti i shenjëzimit të rrugëve, apo vendosja e sinjalistikës në rrugë, kap një shumë prej afro 17 eurove dhe financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...