Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, i ka quajtur joracionale dilemat e disa vendeve anëtare të Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo ka thënë se dilemat e tilla e cenojnë rëndë kredibilitetin e BE-së.
Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, Hoxha ka thënë se është mjaft e çuditshme që Kosova po përballet me dilema dhe pasiguri sa i përket liberalizimit të vizave, edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret.
Megjithatë, ajo shpreson se BE-ja do t’i përmbahet premtimit për vizat.
Hoxha ka deklaruar se është thelbësore që vendimmarrja për vizat të bëhet në fillim të dhjetorit.
Ajo ka bërë me dije se dështimi eventual i BE-së për liberalizimin e vizave pas përmbushjes së kritereve do ta vinte në pikëpyetje besimin e Kosovës karshi BE-
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...