Ish profesori në medresenë ‘Alauddin’ në Prishtinë, Emin Behrami, ka ngritur padi në Drejtorinë për Krime të Rënda ndaj Kryetarit të Bashkësisë Islame, Naim Tërnva, ish sekretarit, Resul Rexhepi dhe Fadil Hasanin, ish-kryetari i Kuvendit të BIK-ut.
Në kallëzimin penal të Emin Behramit thuhet se Resul Rexhepi dhe Fadil Hasani kanë falsifikuar me të dhëna të rrejshme në dokumentin-zyrtar-Kushtetutën e BIRK-ut të vitit 2013.
Ndërsa, sipas Behramit, Naim Tërnava ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar duke marrë mandatin e tretë dhe të katërt të myftiut mbi bazën e falsifikimit të nenit 49.2 të Kushtetutës së vitit 2013, në kundërshtim me të njëjtin nen të pandryshuar të Kushtetutës së vitit 2002, i cili përkufizonte mandatin në vetëm dy herë.
Tutje, në këtë kallëzim penal thuhet se ekziston dyshimi se të njëjtit e kanë falsifikuar edhe procesverbalin e seancës zyrtare të Kuvendit të BIRK-ut dhe vendimit të tij të datës 29.08.2013.
Më poshtë kallëzimi penal i plotë:


Rritet bindshëm numri i turistëve në Kosovë
Maqedonci takohet me komandantët e NATO-s dhe KFOR-it, fokus...
SHBA, thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani tani!
Laporta jep një arsye pse lojtarët madrilen nuk e bën gardën...
Gjykata në Prishtinë mbyll seancën fillestare për rastin “Re...
Njëri nga të plagosurit në Deçan raportohet se është avokati...