Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re. Veliaj deklaroi se nuk do të tërhiqet nga projekti, duke shtuar se personat që preken do të marrin trajtim të mirë.
“Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet. Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat. Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te Shqiponja do të marrë frymë Tirana, por çfarë do të mbetemi në epokën e gurit, se disa njerëz nuk pranojnë dëmshpërblimin, nuk ka shans”, tha Veliaj.
“Shanset janë zero që kjo betejë të ndalet. Kur ka zhvillime ka disa njerëz që gjenden në situatë të vështirë. Për të gjithë njerëzit që janë prekur do të kenë trajtim edhe më të mirë. Kemi ofruar tre vite qiranë, për ata që nuk kanë asnjë letër që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmën e unazës”, shprehet kryebashkiaku i Tiranës./TCH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...