Ka shpërthyer një dhunë e ashpër në mes të Izraeli dhe militantëve palestinezë në Gaza, një ditë pasi shtatë militantë dhe një ushtar izraelit mbetën të vrarë gjatë një operacioni të fshehtë izraelit në Gaza.
Militantët hodhëdh 200 raketa dhe mortaja mbi Izraelin, ku edhe u godit një autobus i zbrazët, duke plagosur një burrë që ndodhej afër, transmeton portali arbresh.info
Izraeli u përgjigj me sulme mbi ato që i quajti objektivat ushtarake të Hamasit dhe xhihadit islamik.
Tre palestinezë, dy prej të cilëve besohet se ishin militantë mbetën të vrarë.
Kryeministri izraeli Benjamin Netanyahu është larguar më herët nga vizita e tij në Paris, ku edhe po shënohej 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Gjatë sulmeve ka mbetur i vrarë një komandant i Hamasit.
Palestinezët thanë se një njësi izraelite që udhëtonte në një automjet civil kishte vrarë komandantin e Hamasit.
Sipas burimeve palestineze, njësia izraelite ishte rreth 3 km brenda Rripit të Gazës, ku kufizohet Izraeli, kur militantët nga Hamasi, që kontrollojnë Rripin e Gazës, ndaluan makinë.
Krahu ushtarak i grupit, Brigada Izzedine al-Qassam, tha se izraelitët hapën zjarr, duke vrarë një komandant lokal, Nur Barakeh.
Tensionet mes Palestinës dhe Izraelit janë rritur dukshëm që nga koha kur Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi të njoj Jerusalemin si kryqytet të Izraelit./arbresh.info/
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...