Acer ka zbuluar një kompjuter të ri të mrekullueshëm sot në eventin IFA 2015.
I quajtur ‘Revo Build’, kompjuteri modular iu lejon të ndërtoni kompjuterin tuaj duke i shtuar atij pjesët në mënyrë magnetike, shkruan arbresh.info. Në rast se dëshironi të shtoni një HDD, kartelë grafike apo ndonjë komponent tjetër mjafton thjesht ta vendosi tek pjesa bazë.
Nuk ka nevojë për ndonjë kabull pasi pajisja në mënyrë automatike njeh komponentët e reja pasi ato të shtohen. Gjatë lansimit ishte pjesa bërthamore që përmbante procesorin, memorien një hapësirë për audio dhe ajo për energji.
Acer ka thënë se do përditësoj vazhdimisht pjesët shtesë të pajisjes për grafikë, Wi-Fi apo pjesët tjera.
Revo Build përdorë platformën e fundit nga Microsoft, Windows 10, derisa çmimi pritet të jetë 249 euro. Kompania nuk njoftoi asgjë rreth datës së lansimit, apo vendeve se ku do të jetë në dispozicion./arbresh.info
Moti sot, me diell dhe vranësira
OBSH: Probleme mendore te një në gjashtë evropianë, një në t...
Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputet...
Të paktën 25 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin...
Netanyahu s’e përjashton shënjestrimin e Khameneit: Askush n...
Prishje e gypit të ujit, dy fshatra të Mitrovicës pa ujë të ...