Shqipëria, Kosova dhe Bashkimi Evropian do të jenë bashkëfinancuesit e ndërtimit të një hidrocentrali me kapacitet 200 megavate.
Projekti energjetik është planifikuar të ndërtohet në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, në zonën e Dragashit. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, gjatë qëndrimit tij në Tiranë, ku mori pjesë në konferencën e përbashkët të organizuar nga Shoqatat e Ujësjellës-Kanalizimeve të dy vendeve, shkruan sot Koha Ditore.
“Ideja për ndërtimin e një hidrocentrali të përbashkët me Shqipërinë është realisht afër aprovimit dhe fillimit. BE-ja do të financojë 20 milionë euro grant për Shqipërinë dhe 20 milionë euro grant për Kosovën për ndërtimin e një hidrocentralit që do t’u shërbente nevojave të balancimit energjetik për të dy vendet. Hidrocentrali pritet të ndërtohet në kufirin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni në mes Dragashit e Prizrenit. Ajo pjesë aty është një potencial jashtëzakonisht i mirë për një hidrocentral me kapacitet 200 megavat dhe ky normalisht do të shërbente për të dy vendet”, ka deklaruar ministri Valdrin Lluka.
Ndërtimi i hidrocentraleve për prodhimin e energjisë së rinovueshme tashmë është kthyer në një një problem global, por më shumë ballkanik, ku janë në ndërtim e sipër 3000 hidrocentrale.
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit