Këngëtarja Lady Gaga nuk ka hezituar asnjëherë që të tregojë të vërtetën.
Ajo u nderua me një cmim për pjesëmarrjen në “A Star Is Born” dhe gjatë fjalimit foli për problemet mendore që ka kaluar gjatë jetës.
Gjendja e rënduar psikologjike e detyroi që të kërkojë ndihmë për trajtim. Lodhja që merrte nga aktivitetet e shumta ishte gati që ti merrte jetën.
“Pas shumë vitesh që i thoja ‘po’ punës, intervistave, eventeve, të gjitha mundësive, për ta cilat padyshim jam shumë mirënjohëse dhe pasi punova aq fort sa munda për të arritur ëndrrat e mia, fjala ‘po’ u kthye në diçka automatike. Zëri im i brendshëm u fik dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme. Unë nuk kisha fuqinë të thoja ‘jo”, tregoi këngëtarja e njohur.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit